Adnan Rrustemi i LVV-së ia uron fitoren Imri Ahmetit të LDK-së në Lipjan - Gazeta Express
string(61) "rrustemi-i-lvv-se-ia-uron-fitoren-ahmetit-te-ldk-se-ne-lipjan"

Adnan Rrustemi i LVV-së ia uron fitoren Imri Ahmetit të LDK-së në Lipjan

Lajme

Gazeta Express

17/10/2021 23:41

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Lipjanit, Adnan Rrustemi, ia ka uruar fitoren kryetarit aktual dhe kandidatit nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Imri Ahmetit, raporton Gazeta Express.

Rrustemi tha se ka përfunduar numërimi i votave, derisa ka shtuar se LVV-ja është dyfishuar krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale në këtë komunë.

Lexo Edhe:

“Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik”, shkroi Rrustemi.

Ai i ka falenderuar qytetarët e Lipjanit që e mbështetën.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i ka procesuar numërimin e votave në webfaqen zyrtare, thuhet se nga mbi 80% të votave të numëruara, Ahmeti i LDK-së ka marrë 57,04% të tyre, ndërsa Rrustemi i LVV-së 23,22%.

Pas Rrustemit, radhitet Hyzer Rizani i LDK-së me 18,27% dhe Bashkim Budakova i AAK-së me 1,47%.