Rritja e çmimit të rrymës, AAK-ja e Haradinajt po shqyrton protestat - Gazeta Express
string(67) "rritja-e-cmimit-te-rrymes-aak-ja-e-haradinajt-po-shqyrton-protestat"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 17:33

Rritja e çmimit të rrymës, AAK-ja e Haradinajt po shqyrton protestat

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 17:33

AAK-ja e Ramush Haradinajt është mbledhur sot për të diskutuar rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës që ka aprovuar propozimin e ZRRE-së për t’ tarifuar me çmim më të shtrenjtë konsumatorët që hargjojnë më shumë se 600 kWh, shkruan Gazeta Express.

Nga kjo parti kanë paralajmëruar edhe mundësinë e protesave.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë:

AAK shqyrton mundësinë e organizmit të protestave për çmimin e energjisë

Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Aleancës, është diskutuar për situatën aktuale politike në vend.

Kryesia e AAK-së ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme. Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset.

Gjithashtu, Kryesia kërkoi që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike.

Aleanca ka përkrahur dhe do të lobojë vazhdimisht për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, ku do të jepet mundësia që qytetarët, brenda vendit apo në diasporë, do të kenë mundësinë e dhurimit të mjeteve financiare për zhvillimin e Ushtrisë.

Kryesia e AAK-së, ka krijuar grupet punuese për monitorimin e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet. Poashtu, janë formalizuar edhe udhëheqësit apo koordinatorët e departamenteve, Seksionit për strategji dhe analizë, Forumit Ekonomik dhe zyrave profesionale.