Vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit ka disa fjalë prekëse për nënën e saj!

Këngëtarja shqiptare Mira Konçi ka festuar ditën e saj të lindjes.

GazetaExpress

Një urim mjaft i ndjerë i ka ardhur këngëtares nga vajza e saj, Era.

 “Gëzuar ditëlindjen thesari im, mami im, motra ime, shoqja ime më e mirë! Të uroj edhe 1000 vite të tjera të lumtura e të bukura, bashkë me babin.

Fjalët janë të pakta për të përshkruar sa e bekuar jam që të kam, dhe për marrëdhënien e mrekullueshme që kemi. Ti je inspirimi im, shtysa ime më e madhe, këshilltarja më e mirë dhe shoqja më e bukur që unë kam. 

Faleminderit që gjendesh gjithmonë atje për mua, për sakrificat e tua dhe mësimet që më jep. Shpresoj që një ditë të jem të paktën sa çereku jot! Jam kaq e lumtur që çdo gjë e ndaj me ty, dhe akoma më shumë për faktin se si ti ndjen çdo gjë me mua, si mua. Të dua pafund, o pasuria ime, më e mira e botës. Qofsh përherë e lumtur, e shëndetshme, dhe me paqe shpirtërore. Puthje e përqafime nga Londra”, – ka shkruar vajza e çiftit të artistëve Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi.

Familja Saraçi prej disa kohësh është shpërngulur në Amerikë./Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit