Kthehu lart

Turistja i jep picën e saj një “të pastrehu”, nuk e kishte imagjinuar kurrë se kush ishte ai

Turistja i jep picën e saj një “të pastrehu”, nuk e kishte imagjinuar kurrë se kush ishte ai GazetaExpress

Një grua nga Franca, Karine Gombeau, ishte në New York për pushime kur ngatërroi aktorin amerikan Richard Gere për një të pastrehë. 

Pa e njohur atë, ajo i ofroi atij një copëz nga pica e saj. Gere ishte duke gërrmuar në një kazan plehrash kur Karine po dilte nga restoranti me partnerin dhe djalin e saj 15 vjeçar. Pasi i dha picën aktorit, turistja gjysmë anglisht e gjysmë frengjisht, i tha : “Më fal por pica është e ftohtë”. 

Aktori iu përgjigj: “ Shumë faleminderit, zoti të bekoftë”. Karine nuk e kishte kuptuar ende se kë kishte takuar ajo në rrugët e New York-ut , derisa dy ditë më pas, një punonjës i hotelit ku ajo dhe familja e saj po qëndronte, i tregoi foton në gazetë, ku ajo qëndronte pranë Richard Gere. Francezja kishte hyrë aksidentalisht në sheshxhirimin e filmit “Time out of Mind”, ku 66 vjeçari luan një nga rolet kryesore. Për Richard Gere dhe anëtarët e tjerë të stafit, ky moment do të mbahet mend gjatë si ilustrimi perfekt i një akti të thjeshtë human.      


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 07 Mars 2018 13:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera