Kthehu lart

Shkurte Fejza festoi 56-vjetorin e lindjes, kështu e befasuan familjarët

Shkurte Fejza festoi 56-vjetorin e lindjes, kështu e befasuan familjarët GazetaExpress

Më tetë nëntor, këngëtarja e njohur Shkurte Fejza festoi 56-vjetorin e lindjes.

Por, sigurisht për shkak të angazhimeve të shumta, tashmë edhe me xhirime të Vitit të Ri, ajo nuk ka pasur mundësi të festoj me familjen e saj në këtë datë të rëndësishme, transmeton Gazeta Express.

Por, ndonëse kanë kaluar gati një javë që nga ditëlindja e Shkurtes, familja e saj ishin kujdesur që të organizojnë një darkë të bukur.

Këtë e ka bërë të ditur Gresa, përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory.

Natyrisht nuk kishte munguar as torta e ditëlindjes me mbishkrimin “Urime Mami”. 


Kujtomë se “Nëna ime” është projekti i fundit nga Shkurte Fejza në bashkëpunim me vajzën e saj Gresën./Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 23 Nentor 2017 12:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera