Kthehu lart

Rrëfehet Samanta! Tregon "fajet" e saj!

Rrëfehet Samanta! Tregon "fajet" e saj! Xhulia Karavella Autori: Xhulia Karavella GazetaExpress

Një nga bashkëpunimet që bëri kureshtarë publikun është padyshim “Faj” nga dy nga emrat më të suksesshëm të momentit në muzikë, Samanta Karavella dhe Ermal Fejzullahu.

Klikimet për këngën që ka vetëm pak ditë që është publikuar ka arritur 1 milion dhe duket se impakti është pozitiv. E intervistuar nga Gazeta Express, Samanta na tregon përse mendoi pikërisht Ermalin për këtë këngë.

“Fillimisht e kisha menduar si një projekt solo për këtë këngë, por më vonë mendova që merrte tjetër fuqi si një bashkëpunim. Zëri i Ermalit i përshtatej më së miri kësaj kënge.”

 Gjatë këtyre viteve ajo ka sjellë mjaft bashkëpunime të suksesshme duke mos mundur të ndajë asnjërin prej tyre për nga rëndësia apo afeksioni personal.


“Të gjitha bashkëpunimet që kam bërë më pëlqejnë dhe nuk mund t’i ndaj asnjëherë, sikurse nuk mund të ndaj këngët e mia nga njëra-tjetra,”-thekson këngëtarja. Ajo na tregon se deri tani feeedbacku i këngës është mjaft pozitiv duke arritur shifrën e 1 milionë klikimeve në pak ditë.

Ndërkohë e pyetur nga Express nëse për të klikimet në YouTube janë i vetmi tregues për suksesin e këngës Samanta thekson: “Nuk kanë rëndësi shifrat sa ka rëndësi suksesi që merr kënga dhe padyshim këtë sukses unë e shikoj përmes koncerteve të mia. Suksesin e shoh kur publiku këndon me mua këngët e mia.


Padyshim që tashmë rrjetet sociale janë kthyer në një mini-medium me vete për artistët.

“Është diçka që nuk e mohojmë dot pasi rrjetet sociale tashmë janë bërë si televizioni jonë. Edhe pse unë nuk jam shumë e përfshirë në rrjete sociale është diçka që ndoshta duhet të bëj, pasi publiku është shumë i vëmendshëm në rrjetet sociale, ndryshe nga më parë kur të gjithë shikonin TV. Gjithashtu edhe YouTube është televizioni ynë dhe të gjithë njerëzit përdorin më shumë telefonat sesa hapin televizionin,”-përfundon ajo. Për një kohë duket se do të shkëputet nga baladat, për t’u fokusuar vetëm tek këngët ritmike. Duke qeshur thekson se baladat ja ka lënë stinës së dimrit.


“Kam ndërmend për një kohë të kem vetëm këngë ritmike pastaj baladat kur të vijë dimri, nga pranvera do të kemi një klip tjetër si dhe shumë projekte të tjera që pres të realizoj”. Një tjetër trend mes artistëve është edhe suporti i këngëve në rrjete sociale duke treguar dhe vlerësimin për punën e njëri-tjetrit. “Unë e shoh shumë pozitivisht mbështetjen që artistët i bëjnë njëri-tjetrit. Është bukur kur puna vlerësohet nga kolegë,”-përfundon këngëtarja.


Por cilat janë “fajet” e Samantës? 

“Vështirë është ti pranosh fajet, por unë i kam treguar dhe pranuar me këngë. E pyetur se ndaj kujt ndihet “fajtore” këngëtarja bukuroshe ajo na përgjigjet se ndaj familjes, për shkak të kohës së pamjaftueshme që ka kaluar me ta, por puna nuk e ka lejuar dhe gjithashtu  lëvizjet e shpeshta. 

Nuk mund të qëndronim pa e pyetur për “fajet” e saj në dashuri këngëtarja pranon se ka disa edhe aty: “Hmmm kush nuk ka bërë faje në dashuri...,”/Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 06 Mars 2018 20:11
    Autori: Xhulia Karavella

    Të tjera