Kthehu lart

Ronela tregon "vuajtjet" e xhirimit të një klipi!

Ronela tregon "vuajtjet" e xhirimit të një klipi! GazetaExpress

Së shpejti këngëtarja Ronela Hajati pritet të publikojë klipin e saj më të fundit.

Megjithatë përmes postimeve në rrjete sociale ajo ka zbuluar se realizimi i këtij klipi ka qenë mjaft i lodhshëm për të. 

Ronela ka treguar se kanë punuar 60 persona për ta sjellë në formën e duhur dhe gjithashtu se xhirimet kanë qenë me orë të zgjatura. Por duket se nuk ka përfunduar me kaq, Ronela ka mbajtur një kokë edhe një aksesor mjaft të rëndë në kokë. 

“Nëse kam ndjerë ndonjëherë dhimbje në jetën time, janë këta brirë…kështu ju lutem mos më flisni më për ta…koka ime dhemb ende”, –përfundon këngëtarja./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 20 Prill 2018 19:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera