Kthehu lart

Njihuni me vajzën e Vaçe Zelës, një kopje e së ëmës

Njihuni me vajzën e Vaçe Zelës, një kopje e së ëmës GazetaExpress

​Ajo ka qenë dhe mbetet ikona e muzikës shqiptare që me ndarjen e saj nga jeta në 6 shkurt të vitit 2016, la pas një pasuri të vyer artistike, por edhe familjen e saj të përbërë nga bashkëshorti Pjetër Rodiqi dhe vajza Irma.

Kjo e fundit ka zgjedhur të ketë një profil aspak publik dhe pa lidhje me botën e artit, edhe pse ka një ngjashmëri fizike të jashtëzakonshme me nënën e saj.
Bjonde me sy blu, vajza e Vaçes aktualisht jeton dhe punon në “Institutin e Statistikave” në Zvicër.
Në një intervistë për “Koha Jonë”, Irma ka treguar se përveç ngjyrës së syve nga e ëma ka trashëguar edhe virtytet.

“Ajo ka qenë dhe mbetet gjëja më e shtrenjtë, dhurata më e madhe e jetës sime. Ishte jo vetëm një nënë ideale, një grua e sakrificës, por edhe shoqja ime më e mirë. Ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet për sa kohë të jetoj.  Amaneti i saj ishte të prehej në atdhe, ndërsa brenga e vetme ishte që  nuk mundi të vinte dhe një herë në Shqipërinë e saj të dashur. Rronte me atë ëndërr që për fat të keq ngeli e tillë”- ka treguar Irma.

Vaçe Zela i kaloi vitet e fundit të jetës në Zvicër.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 07 Mars 2018 09:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera