Nënë e bijë sipas Ramona Tullumanit dhe Rajna Kovaçit!

Sot është 8 Marsi, një ditë kushtuar grave për kontributin e tyre të pashtershëm.

GazetaExpress

Një ditë për të nderuar ato që sjellin në jetë fëmijët, që sakrifikojnë, që ndërtojnë karrierë dhe që janë motori i shoqërisë.

Pikërisht në ditën e gruas në studion “Rudina” ishin të ftuara dy gra që kanë arritur të janë të sukseshme në fushat e tyre. Rajna Kovaçi publiciste, e fokusuar me shkrime për çështjet sociale dhe Ramona Tullumani një soprano e njohur. Por krahas suksesit të secilës nga ana profesionale, ato janë nënë e bijë.

Kovaçi është po ashtu trashëgimtarja e artistit të madh, Ramiz Kovaçi. Gjatë emisionit ato rrëfyen marrëdhënien nënë e bijë duke u rikthyer pas në kohë përmes kujtimeve.

“Në Shqipëri gratë tona festojnë në mënyra të ndryshme. Në fakt 8 Marsi është një ditë proteste pasi OKB vendosi ta quajë këtë ditë ditën e gruas. Duhet shkruar çdo ditë për gruan dhe jo vetëm një ditë. Nuk është e lehtë të jesh nënë dhe e suksesshme profesionalisht, por nëna ime më ka ndihmuar shumë.

Kur lindi Ramona unë qeshja, isha shumë e lumtur që ishte vajzë. Unë kam qenë 23 vjeç kur kam lindur dhe jemi rritur bashkë. Por unë kam qenë gjithnjë në pozicionin e nënës dhe jo të shoqes. Vajzat janë shumë të lidhura shpirtërisht me baballarët, por ata imitojnë nënat dhe ndjekin shembullin e tyre dhe unë jam munduar që emocionet e tepërta t’i kanalizoj pasi dy sy më ndiqnin vazhdimisht. Edhe pse Ramona është bërë nënë, unë jam ende busulla e saj. Jam munduar të jem në ekuilibër për të mos i përçuar asaj emocione negative”, tha Kovaçi.

Ndërkohë ndryshe nga nëna e saj, Tullumani tha se duke iu referuar moshës së re të nënës, e ka parë atë si shoqe dhe kujton se ka luajtur shumë me të.

“Fakti që mamaja ka qenë shumë e re kur unë kam lindur unë e shikoja si shoqe. Ne luanim si shoqe, luanim shumë bashkë. Mamaja kur nuk shkonim në teatër improvizonte teatër në shtëpi dhe më bënte lodra pa fund”, rrëfeu Tullumani./tvklan.al

Të tjera

Lajmet e fundit