Kthehu lart

Mihrije Braha përballet me këshilltarin e Haradinajt për tatimet

Mihrije Braha përballet me këshilltarin e Haradinajt për tatimet GazetaExpress

E ftuar në një emision televiziv Mihrije Braha ka folur për tatimet.

I pranishëm krah saj ishte edhe këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, një biznesmen i njohur.

Këngëtarja Braha ka përmendur një sërë akuzash ndaj institucioneve, duke cituar faktin se si shteti nuk e pajis atë me një librezë si këngëtare, gjë e cila i shkakton pengesë në aplikimin për vizë.

Dhe si pasojë e kësaj Mihrija thotë se nuk ka arsye se pse t’i paguajë tatimet ndaj shtetit.

“Del Administrata Tatimore thotë duhet me pagu tatimin, për çka me pagu tatimin unë? OK, unë e paguaj se e paguaj në baza vullnetare, por nuk ka shteti kurrfarë ligji as të drejte, as me më mbrojtë as me më akuzu. Se unë me dashtë qetu këndoj, me dashtë nuk kënoj. Po nëse du me këndu ti s’mund ma ndalë, po je i shtetit po themi…”, ka thënë Mihrije Braha gjatë emisionit.

E njëjta është mjaft aktive me prurje të reja në muzikë, ndërsa veçohet gjithmonë për stilin e saj të të kënduarit./GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 25 Janar 2018 13:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera