Kthehu lart

Merita Halili merr titullin “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare” në Amerikë

Merita Halili merr titullin “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare” në Amerikë GazetaExpress

​Këngëtarja e famshme shqiptare, Merita Halili, do të nderohet me titullin “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare” në qytetin e New York.

Ky çmim do t'i jepet këngëtares gjatë muajit mars.
Albanian American Woman’s Organization (AAWO) e ka bërë të ditur këtë lajm, ku sipas organizatorëve të këtij eventi, ndarja e çmimeve do të bëhet më 3 mars.

Merita Halili është një nga interpretueset më të larta të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, që kohët e fundit është zhvendosur për të jetuar në New Jersey, ShBA.

E lindur në kryeqytetin e Tiranës, Merita u rrit duke kënduar këngët lirike të rajonit të saj të Shqipërisë së Mesme.

Debutimin i saj në mbarë vendin erdhi në vitin 1983, në një moshë të re, kur ajo këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës.

Ajo është fituese e shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, ku më të rëndësishmet janë: “Ambasadore e Kombit” e “Ambasadori Kombëtar” dhe “Mjeshtre e Madhe”./Kult Plus/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 25 Janar 2018 14:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera