Kthehu lart

Memli feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i babait

Memli feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i babait GazetaExpress

Ish Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, feston ditëlindjën.

I lindur në Prishtinë në vitin 1980, Krasniqi sot mbush plotë 38 vite, shkruan Gazeta Express.

E në këtë ditë të veçantë nuk kishte se si t’i mungonte një urim nga babai i tij, Milazim Krasniqi, i cili tashmë e ka shndërruar në traditë urimin me rastin e festave në familje.

Përmes një fotografie të vjetër të publikuar një rrjetin social “Facebook”, babai Milazim ia ka uruar më të mirat djalit të tij.

“Memli sot i mbushi 38 vjet. 38 vjet gëzim e krenari për familjen tonë. Urime, babush! Zoti të dhashtë gjithë të mirat, gjithmonë. Në foto: ditëlindja e parë e Memlit, me kumbarën e tij, Prof. Dr. Sadri Bajraktarin, duke ia prerë flokët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Përveç babait, Memli ka marrë edhe shumë urime të tjera nga të afërmit e tij.

Rikujtojmë se ish ministri u bë i njohur vite më parë si një ndër reperët më të mirë shqiptar. /GazetaExpress/.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 25 Janar 2018 15:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera