Kthehu lart

Madonna humbet gjyqin, s’ndalon dot ankandin e gjërave personale të lidhjes me Tupac

Madonna humbet gjyqin, s’ndalon dot ankandin e gjërave personale të lidhjes me Tupac GazetaExpress

Këngëtarja e famshme Madonna ka humbur në betejën e saj ligjore për të ndalur një ish-mike të nxjerrë në shitje gjëra personale, përfshi letrat e dashurisë dhe një krehër me fijet e flokëve të saj.

Një gjykatës i New Yorkut hodhi poshtë padinë e yllit të popit kundër Darlene Lutz, me argumentin se statusi i kufizimit për të rimarrë gjërat e saj ka skaduar.

Një prej gjërave është edhe letra e ndarjes nga reperi Tupac, i cili ndërroi jetë në vitin 1996, me të cilin Madonna ka pasur një lidhje sekrete.

Ankandi për këto gjëra do të zhvillohet në korrik, sipas asaj që raporton TMZ, transmeton tch.

Madonna pretendonte se nuk e dinte që Lutz ka qenë në zotërim të letrës së Tupac Shakurit të vitit 1995, derisa dëgjoi mbi një ankand online të vitit të kaluar.

Në një letër emocionuese, legjenda e reperit thoshte se të qenit pranë një njeriu me ngjyrë vetëm mund ta ndihmonte karrierën e saj, ndërsa imazhi i tij do të dëmtohej nga fakti se ishte i lidhur me një grua të bardhë.

Ish-çifti ka pasur një marrëdhënie sekrete, mbi të cilën Madonna ka folur hapur vetëm gjatë kohëve të fundit.

Këngëtarja dhe Lutz, dikur mikesha, janë zënë që prej vitit 2003, e pasi zgjidhën një mosmarrëveshje ligjore mbi artin vitin pasardhës, Madonna nënshkroi lirimin nga të gjitha pretendimet mbi “çdo gjë” ndaj ish-shoqes së saj, ka theksuar gjykatësi Gerald Lebovits në vendimin e tij, të bërë publik gjatë së hënës.

Thënë kjo – shpjegoi më tej ai, – ylli i popit nuk mund të ngrejë më padi mbi gjërat që janë subjekt i ankandit.

Madonna u tha gjykatësve vitin e kaluar, kur kërkoi një urdhër gjyqësor për ndalimin e shitjes, se statusi i saj martesor “nuk shmang të drejtën për të ruajtur privatësinë, përfshi edhe atë ndaj gjërave personale”.

Avokatët e Lutzit kanë akuzuar Madonnën për “hakmarrje personale”.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 24 Prill 2018 13:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera