Lori Hoxha jep forcë për të gjitha femrat dhe tregon 10 vite 'luftë' pas vdekjes së të atit

​Blogerja e njohur dhe trashëgimtarja e njohur e Top Media ka bërë nëj dedikim special në ditën kushtuar femrës.

GazetaExpress

Gjithashtu Lori Hoxha ka treguar dhe ‘luftën’ në dhjetë vite mungesë të babait të saj ku askush nuk ka ndaluar së paragjykyari. Lori ka treguar se si ajo dhe femrat e tjera të familjes mes paragjykimeve ja kanë dalë të mbajnë në këmbë ‘perandorinë mediatike’ pas vdekejs së të atit. Mes rrjeshtash Lori ka dhënë forcë për çdo femër se mund t’ia dalë mbanë edhe pa pasur një burrë në krah.

‘Na kanë mësuar që në vogëli se kemi nevojë për një princ, dhe se pa të nuk do të ishim të plotësuara.

Shoqëria jonë ka indoktrinuar në trurin tonë se vajzat e vogla nuk mund të arijën diçka në këtë botë pa ndihmën e një burri. Në rregull kjo nuk duhet të merret shumë parasysh, por jam këtu për t’i thënë ‘f.ck’ këtij këndvështrimi.

Gjatë gjithë jetës time si e rritur më kanë thënë se ja kam dalë falë ndihmës së babait tim. Edhe pse ndjehem e nderuar, dhe e nderuar që jam vajza e tij dhe e pranoj impaktine  tij të madh në jetën time, por isha vetëm 14 vjeç kur ai u nda nga jeta.

Edhe pse do jem duke e falënderuar gjatë gjithë jetës sime për gjithçka, e kam harruar menyrën se si ja kemi dalë mbanë në këto 10 vite të mungesës së tij.

Nëna ime, dy motra dhe unë kemi luftuar për gjithçka kemi sot, dhe i kemi bërë të gjitha vetë edhe kur na kanë thënë se nuk jemi mjaftueshëm të zonjat, sepse ishim femra dhe kishim nevojën e burrave me kostum që të na merrnin seriozisht. Nëna ime ja doli të rritë katër fëmijë duke mbajtur mbi shpatulla dhe një perandori, motra ime krijoi familjen e saj dhe është një nga nënat që ka ditur të plotësojë kushtet për të përfunduar fakultetin e drejtësisë  dhe të ndjekë ëndrrën e saj dhe motra ime pa dyshim është një femër e fortë që nuk do të jetë e varur nga asnjë burrë.

Dhe unë ndjehem krenare që i kam njohur këto femra dhe jetoj me to. Nëse je një grua që ja ke dalë  mbanë e vetme, jam krenare për ty. Dhe nëse je një vajzë që po e lexon këtë, dua që të dish se nëse e respekton veten mjaftueshëm di ja dalësh.'-ka shkruar lori në postimin e saj drejtuar gjithë femrave dhe njerëzve që e kanë paragjikuar për faktin se rrjedh nga një familje e pasur. /Gazeta Express/ 

Të tjera

Lajmet e fundit