Kthehu lart

Leonora një ditë më vonë se Adelina viziton varrin e Adem Jasharit

Leonora një ditë më vonë se Adelina viziton varrin e Adem Jasharit GazetaExpress

Këngëtarja Leonora Jakupi është shkuar një ditë më vonë tek varri i Adem Jasharit në Drenicë, por ajo e ka vizituar edhe familjen Jashari, në këtë rast Rifat Jashari

Ditën e djeshme ishte këngëtarja Adelina Ismaili që kishte vizituar varrin e Adem Jasharit bashkë me burrin dhe këtë ajo është duke e bërë dy herë brenda një muaji.

Por, sot, një ditë më vonë ishte këngëtarja tjetër Leonora Jakupi.

Ajo me anë të disa fotografive që ka postuar në rrjetet sociale ka vënë edhe kunora lulesh mbi varrin e heroit Adem Jashari.

“Ju qe sollet dritë ne errësirë, përjetësisht ju qofshim falë! #prekaz #ademjashari #uçk”, ka shkruar poshtë këtyre fotografive Leonora.

Ndryshe, Leonora nuk ishte në Kosovë këto ditë pasi që është parë në Madrid të Spanjës dhe në Romë të Italisë para se të bëj këtë vizitë tek kompleksi memorial Adem Jashari në Prekaz, vizita këto që bëhen në kuadër të “Epopesë së UÇK’së”. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 06 Mars 2018 19:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera