Kthehu lart

Kledi Kadiu rrëfen ndryshimin rrënjësor pas ardhjes në jetë të vajzës

Kledi Kadiu rrëfen ndryshimin rrënjësor pas ardhjes në jetë të vajzës GazetaExpress

​ Ai është një nga balerinët më të suksesshëm shqiptar, fama dhe karriera e të cilit prej disa vitesh zhvillohet në Itali.

Bëhet fjalë për Kledi Kadiun, balerinin që prej disa kohësh është bërë baba i një vajze të vogël.

Në një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit, ‘Wake Up’ në “Top Channel”, Kledi ka treguar sesi ka ndryshuar jeta e tij me lindjen e vajzës dhe shtimin e angazhimeve profesionale.

“Jeta ka ndryshuar 100%, jam shumë i sinqert për këtë ndryshim në jetë. Më parë e jetoja jetën siç doja unë, ndërsa sot ka ndryshuar. Zgjimi në 6: 30,çojmë vajzën në kopsht, shkoj në shkollë, bëj stërvitje, jam i zënë me mësimet në shkollat e baletit. Kam pasur një projekt me Maria De Filippi, jam rikthyer sërish. Është një emision që më ka dhënë dhe vazhdon të më jap shumë kënaqësi, kontakte me njerëzit, fakti që kthehem më vjen shumë mirë” – tregoi Kledi.

Por gjithë rrëfimin e balerinit e ndërpreu vajza e tij e vogël e cila do largohej për në kopësht dhe nuk mund të ikte pa i marrë babit puthjen e mëngjesit. Gazetarët në studio por edhe gjithë shqiptarët morën një përshëndetje edhe nga bashkëshortja e tij, Charlotte Lazari. evistawho.com



    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 06 Mars 2018 10:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera