Kthehu lart

Këngëtarja shqiptare rrëfen takimin emocionues me fituesen e Çmimit Nodel në Mjekësi

Këngëtarja shqiptare rrëfen takimin emocionues me fituesen e Çmimit Nodel në Mjekësi GazetaExpress

Në një dite dedikuar femrës në mbarë botën këngëtarja shqiptare ka treguar se si një nga femrat më të rëndësishme në botë ka qenë frymëzim për të.

Marsela Çibukaj ka rrëfyer takimin emocionues me mjeken që ka fituar çmimin Nobel në Mjekësi.

Ky takim u realizua vite më parë nag koha kur Marsela punonte në një dyqan parfumesh në Itali.

Bëhet fjalë për Rita Levi  Montalcini...

'Punoja në një parfumeri në provincën jug të Romës kur isha studente në Universitet. Një ditë një grua e vogël me një elegance dhe portament aristokrat më përshëndeti dhe më kërkoj "Chanel nr 5" . Nuķ kisha patur kurrë aq emocion. E dija që jetonte në qytezë dhe që dilte rrallë herë sepse sado pothuajse gati 100 vjeçe ,kohën e saj vazhdonte t'ja dedikonte kërkimeve shkencore. Kisha lexuar aq shumë rreth saj sa që ajo prej vitesh ishte shembulli i gruas që doja të bëhesha në jetë. Një grua e fortë që kapërcen sfida të mëdha me bindje , talent dhe punë të palodhur. Rrudhat e saj tregonin betejat që një grua me temperament të jashtëzakonshën kishte mposhtur në një epok ku gratë nuk mund të kishin aspirata profesionale dhe nuk kishin të garantuara të njejtat të drejta afirmimi në shoqëri. Shikimi i mprehtë dhe buzëqeshja e saj tregonin se si një grua me ëndrrat , ide dhe këmbëngulje mund të vij në ndihmë atyre që kanë nëvojë dhe te ndryshoj kështu pergjithmonë historinë dhe jetën e njerëzimit. Kisha dëgjuar që besonte tek rinia , tek kurioziteti , etika dhe dashuria që ata duhet të kenë kundrejtë gjithcka që i rrethon. Kisha dëgjuar që jetën e saj ajo e kishte vënë në shërbim të së ardhmes dhe që të gjithë pasurinë e saj e kishte vënë në dispozicion të fondacionit që kishte themeluar për të shkolluar gratë në Afrikë sepse ishte e bindur që shkollimi dhe formimi ishin mënyra e vetme për të mposhtur varfërinë dhe urinë në botë. Kisha degjuar që cdo mëngjes që kur ishte e vogël, teska kafja bëhej gati ajo stërviste mendjen me ekuacione matematikore dhe ruante të fort bindjen që e ardhmja e botës do ishte e grave...I paketova e hutuar parfumin që përdorte prej një jete , më buzëqeshi në formë falenderimi dhe u largua. 

Ishte RITA LEVI MONTALCINI 

Torino, 22 aprile 1909 – Roma, 

30 dicembre 2012 Cmimi Nobel per Mjekesi 1986' ka përfuanduar këngëtarja. 

/Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 08 Mars 2018 11:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera