Kthehu lart

Kemi risi edhe nga Dhurata

Kemi risi edhe nga Dhurata  GazetaExpress

Sot përbën një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare. Me punën e saj viteve të fundit, këngëtarja Dhurata Dora ka arritur ta etablojë emrin e saj suksesshëm duke prodhuar vetëm hite.

Mirëpo, deri tash, këngëtares i ka munguar një album që përbën letërnjoftim për një artist. Por edhe ky komponentë do përmbushet nga Dhurata brenda pak muajve. Siç mëson Prive, këngëtarja po përgatit albumin i cili mendohet të publikohet në mes të vjeshtës.

Ai do ti përmbajë më shumë se tetë këngë ku nuk përjashtohet as mundësia e bashkëpunimeve.

Ndryshe, tempoja e punës gjatë verës nuk do ndikohet nga puna në albumin e ri. Dhurata tashmë vetëm se ka përfunduar tre këngë për sezonin e nxehtë dhe pritet që thjesht të vendoset për të duhurat të cilave më pas edhe do t’ia realizojë videoklipet përkatëse. 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 20 Mars 2017 23:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera