Kthehu lart

Jay Z bëhet për herë të parë reperi më i pasur në botë

Jay Z bëhet për herë të parë reperi më i pasur në botë GazetaExpress

Ka ndodhur edhe një tjetër befasi në kuadër të renditjes së re të Forbes për reperët më të pasur.

Është revista prestigjioze që ka shpallur renditjen e re të reperëve më të pasur dhe aty nuk është në krye të listës Sean Combs, i njohur si P. Diddy.

Tash është Jay Z që ka marrë primatin i cili ka arritur fitimin prej 900 milionë dollarësh vitin e kaluar, kurse Diddy ka gjeneruar fitime prej 825 milionë dollarësh.

Krejt më poshtë është Dr. Dre me 770 milionë dollarë, e përkundër që s’ka mbajtur koncerte, brendi i tij i dëgjueseve vazhdon të jetë në krye të listës së përzgjedhjeve nga miliona njerëz.

Jay Z sipas kësaj liste ka fituar 100 milionë dollarë më shumë këtë vit në krahasim me vitin paraprak, kurse të ardhurat e tij nuk vijnë vetëm nga koncertet dhe këngët e tij.

Reperi ka dy biznese si Roc Nation dhe Tidal, kurse ka investime të mëdha edhe në shampanjat Armand de Brignac dhe D’usse dhe Ciroc. Ai po ashtu është një nga pronarët e klubit Brooklyn Nets dhe palestrës gjigante, Barclays Center.

Eminem dhe Drake ndajnë vendin e katërt me nga 100 milionë dollarë të fituara.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 06 Mars 2018 15:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera