Kthehu lart

Era dhe Shoshi përsëri së bashku

Era dhe Shoshi përsëri së bashku GazetaExpress

Këngëtarja Era Istrefi përsëri sonte është parë në darkim me ish menaxherin e saj Faton Shoshi

Faton Shoshi dhe Era Istrefi janë drejt një ribashkimi.

Pas një takimi para disa javëve çifti janë parë para disa dite duke darkuar në njërin prej restorantëve të Prishtinës.

Në një foto që e ka siguruar GazetaExpress, shihet çifti së bashku.

Në një intervistë të para disa ditëve në Klan Kosova, Fatoni e kishte pranuar se ishte takuar pas disa muajve me Erën, këngëtare të cilën e kishte në menaxhim në kulmin e karrierës së saj ku me këngën BonBon ajo arriti edhe famë ndërkombëtare.

Por, në fund të vitit të kaluar çifti ishin ndarë.

Ata përpos marrëdhënieve të tyre menaxheriale ishin edhe të dashuruar.

Nuk dihet se a janë këto takime për të rifilluar bashkëpunimin e tyre përsëri, apo ata do ta rifillojnë lidhjen e tyre aty ku e kanë nisur. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 06 Mars 2018 23:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera