Kthehu lart

Ed Sheeran vendos të bartë një unazë të fejesës që askush të mos e kuptojë kur do martohet

Ed Sheeran vendos të bartë një unazë të fejesës që askush të mos e kuptojë kur do martohet GazetaExpress

Ed Sheeran ka zbuluar arsyet e tij se pse po bart një unazë të fejesës.

Ed Sheeran tërhoqi vëmendjen së fundmi kur në një prej paraqitjeve është parë me një unazë fejese, kurse kritikët janë çuditur me këtë fakt duke pyetur nëse ai  tashmë ishte martuar.

Duke folur për një radio australiane, këngëtari u pyet nëse unaza e fejesës do të thotë se ai është martuar në fshehtësi me të dashurën Cherry Seaborn.

“Kjo do të thotë që askush nuk e di se kur do të martohem”, u shpreh Sheeran në këtë intervistë.
Ai në një tjetër intervistë ka thënë se po e bart unazën në mënyrë që t’i inspirojë edhe tjerë meshkuj ta bartin atë, sepse nuk e kupton pse ata nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Po ashtu, Ed në Brit Awards mohoi se ishte martuar duke refuzuar një pohim të tillë.
Ed Sheeran së fundmi në Brit Awards fitoi çmimin për “Sukses Global” dhe u mposht nga Dua Lipa. 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 06 Mars 2018 15:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera