E zhdukur prej disa muajsh, ja çfarë ka ndodhur me Kallashin

Për disa vite me radhë emri i Kallashit përmendej kudo. Valltarja dhe këngëtarja ishte shumë aktive me këngë e videoklipe dhe fotot provokuese e videot ku bënte twerk pushtonin rrjetin.

GazetaExpress

Mirëpo vitin e kaluar ajo deklaroi se do hiqte dorë nga kërcimi dhe se nuk do shfaqej më në emisione. Dhe ashtu ndodhi.

Herën e fundit kur Kallashi u pa në ekran ishte vjet në "Xing me Ermalin" ndërsa kënga e saj e fundit është "Sheik".

Siç bën të ditur "Prive", Kallashi po qëndron aktualisht në Zvicër ku po jeton jetën në mënyrën më të qetë dhe larg ekranit e vëmendjes së publikut, ndryshe nga siç ndodhte në Shqipëri e Kosovë.

Të tjera

Lajmet e fundit