E pyesin sërish për lidhjen me deputetin, Ilda Bejleri jep përgjigjen që nuk pritej

Kohët e fundit emrin e moderatores sportive Ilda Bejleri e kanë lidhur me deputetitn e ri të partisë demokratike, Klevis Balliu.

GazetaExpress

Pas një foto ku të dy shfaqen krah njëri tjetrit në rrugët e Tiranës, u morr e mirëqënë se të dy ishin në një kidhje dashurie. Studiot televizive e kanë ftuar Ildën, e cila ndër të tjera ka folur dhe për këtë temë.

Por asnjë përgjigje e saj nuk ka qenë përfundimtare dhe mohuese, duke lënë kështu që të shtohen dyshimet.

Pasi ka qënë e ftuar në ‘Shiko kush luan’ dhe në emisionin e rudina Magjistarit, po e njëta pyetje i vjen dhe në emisionin Top Show ku ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa ishte e ftuar në Top Magazine për të folur për projektin e ri “Rikthimi i dallëndysheve”, që ka nisur tashmë transmetimin në Digitalb, gazetari ErvinKurti e ka pyetur  : “Po ti Ilda me cilën parti je?” – iu drejtua ai, por moderatorja e mori shumë shpejt mesazhin dhe ia ktheu me dredhi: “Unë jam me Partinë e Punës pra”, – tha ajo me të qeshur, edhe pse e kuptoi fare mirë se ku donte të dilte Ervini. 

Ky i fundit, si për të këmbëngulur, tha se në një intervistë të para disa kohëve, Klevis Balliu kishte deklaruar se moderatoret që i pëlqejnë më shumë janë Ilda Bejleri, Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca. 

Por as kjo nuk i bën përshtypje Ildës: “Po, e kam lexuar diku, por s’ka asgjë të keqe, ku është problemi këtu? I pëlqen futbolli, me sa duket... “ – tha ajo. /Gazeta Express/


Të tjera

Lajmet e fundit