Kthehu lart

Cila aktore e famshme pëlqen Bleona Qeretin?

Cila aktore e famshme pëlqen Bleona Qeretin? GazetaExpress

Pavarësisht kritikave të shumta nga ana e mediave apo edhe e kolegëve të saj, Bleona Qereti duket se ka një fanse e cila veshjen e saj në tapetin e kuq ditën e dielë e ka pëlqyer shumë.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar foton e saj nga ceremonia, ku tregon se është pikërisht aktorja dhe këngëtarja amerikane Barbara Streisand, e cila i ka dhënë like në foto.

Një gjë e tillë e ka emocionuar Bleonën, e cila krah fotos së publikuar ka shkruar: ”Barbara Streisand ti je idhulli im. S’mund ta besoj që të pëlqeu ‘look-u’ im. Të adhuroj deri në infinit“./TCH

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 08 Mars 2018 04:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera