Kthehu lart

Blerim Destani mban në dorë orën 800 mijë euroshe

Blerim Destani mban në dorë orën 800 mijë euroshe GazetaExpress

Veç sukseseve në fushën e aktrimit, Blerim Destani vazhdon të jetë i përfolur edhe për mënyrën e jetesës së tij.

Aktori që të ardhurat kryesore i vijnë nga bizneset familjare e jo nga angazhimet e tij në aktrim, njihet për shpenzimet e mëdha në udhëtime e veshje, shkruan GazetaExpress.

Së fundmi ai ka mahnitur me orën e tij  të markës ‘Richard Mille’,e cila kap shifrën e 800 mijë eurove.

Kjo shumë marramendëse për një orë nuk është shpenzimi i vetëm që ai bënë për veten e tij.

Jetën ekstravagante Blerimi e shfaq vazhdimisht edhe në postimet e tij në rrjetet sociale ku është mjaft shumë i ndjekur sidomos nga femrat që pëlqejnë edhe fizikun e tij./GazetaExpress/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 25 Janar 2018 13:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera