Kthehu lart

BB9/ Damiano ndërron taktikë, "helmon" Sidritën kundër Ervinit!

BB9/ Damiano ndërron taktikë, "helmon" Sidritën kundër Ervinit! GazetaExpress

Damiano dhe Sidrita, partnerja e Ervinit, patën një bisedë të gjatë ditën e sotme me njëri-tjetrin në lidhje me debatin e javës së kaluar, por me mbi vazhdimin e lojës në shtëpi.

Damiano i thotë Sidritës se Ervini është egoist, por shton se e ka fshirë anën personale mbi debatin që patën.

“Nëse e ke vënë re bisedën, provokimet e mia kanë qenë vetëm brenda katër mureve. Unë nuk i kam përmendur atij, as vëllain, as xhaxhain, asnjë tjetër. Ne duhet të kuptojmë edhe diçka, Ervini është edhe egoist, ty nuk lë të dalësh o Sidrita”, thotë Danjeli.

Ai i kërkon më tej Sidritës që të bëhet më aktive, pasi deri tani ka qenë e ndrydhur nga Ervini.

“Kur Ervini nuk është këtu ti je e çelur, si një lule, kur ai është këtu ti fikesh. Nga kjo del që ai ndikon te ti”, i thotë Damiano.

Edhe Sidrita e pranon deri diku këtë konstatim. “Duket sikur unë nuk jam përfshirë. Ju keni folur unë kam qeshur e kam debatuar. Unë nuk jam tip që jam e heshtur, pot flas”, thotë Sidrita.

Më tej Damiano i rikthehet edhe një herë marrëdhënies me Ervinin në shtëpi. “Të paktën momentalisht është një ndryshim total në marrëdhënien tonë. Unë e fshiva atë personalen”.

“Edhe ai të njëjtën gjë ka bërë, se kemi folur. Unë i thash edhe Olsit, nëse ndodh një gjë sërish…unë e kam pranuar në një pikë, por nuk mund ta ulë veten shumë”, thotë Sidrita./Big Brother/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 20 Prill 2017 21:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera