Kthehu lart

Aurela Gaçe bën dedikimin special: "Ne jemi tigresha me zemër të butë..."

Aurela Gaçe bën dedikimin special: "Ne jemi tigresha me zemër të butë..." GazetaExpress

Në këtë ditë 8 marsi ku e gjithë vëmendja i kushtohet femrave dhe shumë emra të njohur të ekranit me anë të postimeve kanë treguar dhe njëherë rëndësinë e atyre që me përkushtimin kanë bërë gjithçka.

Këngëtarja Aurela Gaçe i ka bërë një dedikim special dy gjysheve të saj që e kanë rritur, duke kujtuar kështu forcën e femrës.  

'Dy gjyshet e mija. Dy figura te dhembshura, te Buta e te urta e njekohesisht aq te forta ne dhimbje e sakrifica. Jam e bindur se keshtu jane te gjitha gjyshet tona, figura qe ne na embelson shpirtin sa here e shohim, qe na mbush syte me lote sa here na merr malli e dot se shohim më....keto jane figurat heroike te familjeve tona. Keto kane rritur prinderit tane ne kushte mizore...E prape me doren e ngrohte na kane dhuruar aq shume perkedhelje ne niperve e mbesave.. ..modelet me te cilat u rriten ata prinderit tane te mire.

GEZUAR FESTEN GRA, MOTRA, NENA, GJYSHE ...NE JEMI TIGRESHAT ME ZEMREN E BUTE E TE GJERE SA DETI QE DIME TE FALIM AQ SHUME DASHURI E DIME TE LUFTOJME PER VETEN E FAMILJEN ME FORCEN E NJE MALI' - ka shkruar Aurela Gaçe krah fotove të dy gjysheve të saj. 

/Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 08 Mars 2018 09:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera