Kthehu lart

Ato as nuk e prisnin, Gold AG ‘mashtron’ koleget e tij

Ato as nuk e prisnin, Gold AG ‘mashtron’ koleget e tij GazetaExpress

Pothuajse jemi në prag të festës së Vitit të Ri.

Shumë artistë të njohur tashmë janë duke u marrë me xhirime për festën e Vitit të Ri, transmeton Gazeta Express.

Edhe moderatori i njohur Labinot Gashi-Labi ka filluar me xhirimet e emisionit të tij “OpLabiParty”, ku të ftuar ka shumë yje të njohura të estradës.

Natyrisht gjatë xhirimeve gjithmonë ka edhe shumë momente interesante.

Një të tillë na sjell edhe reperi i njohur Gold AG. Reperi i njohur në këto xhirime shihet së bashku me këngëtaret e njohura, Shyhrete Behluli, vajzën e saj Engjëllushe, Remzie Osmanin dhe Shkurte Gashin.

Mirëpo, Goldi kolegeve të tij ju bëri një mashtrim të lezetshëm. Ato ishin bërë gati të fotografoheshin e Goldi kishte realizuar një video. Momentin kur e kuptojnë ato ia fillojnë të qeshurave.

Këtë moment të bukur Goldi nuk ka hezituar dhe e ka postuar në llogarinë e tij në Instastory./Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 07 Dhjetor 2017 11:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera