Kthehu lart

Almeda Abazi më e mërzitur se kurrë, shpërthen kundër...

Almeda Abazi më e mërzitur se kurrë, shpërthen kundër... GazetaExpress

Prej pak kohësh aktorja bukuroshe Almeda Abazi është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas ardhjes së saj në Shqipëri për spektaklin “Dancing With The Stars” .

Por duket se këtë herë ajo është mërzitur nga disa shkrime në mediat turke ku komentohet për operacionet plastike dhe për këtë arsye ajo nuk duroi pa publikuar një status në rrjete sociale. 

“Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve estetike, por nuk e kuptoj pse flisni për diçka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për diçka që e kam sqaruar? Me kohën do t’ju jap lajme që të flisni. Meqë ra fjala, ju i keni parë fotot e mija të 12-13 viteve më parë. Çfarë po bëni tani për Zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat”,-përfundon Almeda, e cila mesa duket nuk i ka pritur aspak mirë shkrimet që janë bërë në adresë të saj./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 31 Mars 2018 14:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera