Kthehu lart

Adelina nuk e harron heroin, e viziton varrin e Adem Jasharit

Adelina nuk e harron heroin, e viziton varrin e Adem Jasharit GazetaExpress

E vizitojë edhe gjatë Ditës së Pavarësisë por vizitën e njëjtë e bëri edhe sot

Këngëtarja Adelina Ismaili pas kthimit nga Zvicra e ka vizituar edhe sot varrin e heroit tonë kombëtarë, Adem Jashari.

Ajo gjatë ditës së sotme ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet para varrit të heroit, Adem Jashari, derisa ka qenë e shoqëruar me burrin e saj, Val Krasniqi.

Adelina e kishte vizituar varrin e Adem Jasharit edhe në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Derisa herën e parë ajo e kishte uruar pavarësinë e Kosovës pikërisht nga ky vend, sot ajo ka shkruar: 

"Sakrifica më sublime, është sakrifica për të tjerët". 

Që nga kthimi prej Zvicre, Adelina është nuk e ka lënë vetën pa punuar.

Ajo është angazhuar si aktore në serialin "O sa mirë" dhe për çudi të gjithë e kanë lavdëruar atë për mënyrën e mirë se si e ka portretizuar karakterin e saj në këtë serial. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 05 Mars 2018 22:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera