Kthehu lart

A ndikoi SMS i Albertit që Geti ta kthejë kokën nga shokët e “Babastars”?

A ndikoi SMS i Albertit që Geti ta kthejë kokën nga shokët e “Babastars”? GazetaExpress

Vetëm pak kohë pas publikimit të projektit të tij “Birthday”, reperi i njohur Getoar Selimi ka paralajmëruar fansat e tij se së shpejti do të publikojë një projekt të ri.

Por, kësaj radhe ky projekti i Getit vjen në bashkëpunim me reperin e njohr Skivi i cili është pjesë e labelit “Babastars”, transmeton Gazeta Express.

“Bisha me dy koka”, titullohet kënga më e re nga dy reperët që pritet të lansohet së shpejti.

Ndërkohë orë më parë, Geti kishte dhënë edhe një lajm tjetër për fansat e tij. Bëhet fjalë për një mbrëmje muzikore, ku Geti dhe anëtari tjetër i labelit “Babastars” Cozman do të përformojnë në Zvicër më 25 nëntor.


Ky lajm ka bërë që fansa të shumtë të komentojnë.

“Bravo Geti mos i le shoket anesh”, “Shyqyr nje koncert bashk se ngele vetem me majk”, ishin disa nga komentet që i kishin lënë fansat Getit.


E gjithë kjo erdhi pasi që javë më parë, njëri nga menaxherët e “Babastars”, Albert Krasniqi kishte shprehur pakënaqësitë që ka brenda “Babastars”. Ai i kishte shkruar Getit në “Viber” se po merret më shumë me Majkun sa u përket datave ndërsa interesimi për Skivin, Cozmanin dhe Onatin është shumë më i vogël.

A ka ndikuar ky sms i Albertit që Geti të sjellë duet me Skivin, e të jetë në një performancë së bashku me Cozmanin?/Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 23 Nentor 2017 15:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera