Kthehu lart

21 Marsi plot ditëlindje vipash!

21 Marsi plot ditëlindje vipash! GazetaExpress

Data 21 mars është datë e shënuar për showbiz-in në vend pasi disa personalitete të tij kanë ditëlindjen pikërisht sot.

Do ta fillojmë me producenten artistike dhe regjisoren e famshme Vera Grabocka. Edhe pse vitet kalojnë, ajo mbetet gjithmonë e re dhe e freskët si të ishte një vajzë e re rreth të 30-ave. Projekti i saj i fundit është programi më i ri në televizionin Klan, “Në kurthin e Piter Pan.”

Një tjetër producent dhe autor ka ditëlindjen sot. Ai është Pandi Laço. Pani ka lindur më 21 mars të vitit 1964 dhe mbush plot 54 vjeç. Momentalisht, zoti Laço është autor i programit “Virtuozët” në televizionin Klan.


Moderatori dhe humoristi Ermal Mamaqi gjithashtu ka ditëlindjen sot. Ai ka lindur në vitin 1982 dhe mbush 36 vjeç. Ermali është prezantues dhe autor i programit të humorit “Xing me Ermalin” në televizionin Klan. 


Edhe kengetarja Marsela Çibukaj feston sot ditën e saj të lindjes. Marsela ka lindur në vitin 1984 dhe mbush 34 vjeç. Përveç të kënduarit live në club-et e kryeqytetit, Marsela moderon edhe një program në Radio Televizionin Shqiptar. 


Listës së VIP-ave që e kanë ditëlindjen më 21 mars i shtohet edhe DJ Sardi. Ai ka lindur më 1988 dhe mbush plot 30 vjeç./Revista Class/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 21 Mars 2018 19:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera