Shuki shpërthen me stand-up komedi (Foto) - Gazeta Express

08/11/2016 22:44

Shuki shpërthen me stand-up komedi (Foto)

08/11/2016 22:44

“Jetoje të djeshmen (se sot je neser s’je)”, ishte pre-Stand Up Comedy, që u mbajt mbrëmjen e së hënës në Hamam Jazz Bar, në kryeqytet nga Mentor Shuki. Ashtu siç jemi mësuar ta shohim Shukin, edhe këtë mbrëmje erdhi para publikut duke prek temat aktuale në vend me humorin e tij interesant.

Ai solli një material që ka shkruar goxha kohë më parë, por që e ka adaptuar pikërisht për ditët në të cilat po jetojmë. Kjo ishte diçka shumë e shkurtër pasi që, një show tjetër shumë më i madh nga Shuki do të vij muajin e ardhshëm.

“Zgjedhjet në Amerikë dhe mund të ndryshoj çdo gjë, në kuptimin që jo tamam gjithçka por ne mendojmë që mundet të ndryshojë diçka. Kjo ishte një pjesë e vogël, ndërsa tjetra e madhja pritet të ndodhë në Cineplex, dhe pritet të mbahet në dhjetor. Ka ndodhë shpejt e shpejt por njerëzit që kanë qenë këtu e kanë ditur se për çfarë do të flasim, sepse janë disa tema që nuk përfundoj me kaq. Janë budallenjtë, fucked up-at, janë tema që na prekin çdo ditë, unë i zgjedh vetë, janë pak të errëta por janë gjëra që na rrethojnë”, tha për KultPlus, Mentor Shuki.

Audienca që ishin në një numër shumë të madh, i mirëpriti batutat e Shukit, duke i duartrokitur e herë pas herë e duke u bërë edhe pjesë e tyre. Përveç kësaj pre-Stand Uip Comedy, në Hamam Jazz Bar, ishte edhe Nita Deda, e cila lëshoi muzikë për të pranishmit e kësaj mbrëmje.

Ilustrimi nga Besa Mati