Aurela Gaçe “risjell” Dr Florin me këngën “Baba në këtë skenë” (Video) - Gazeta Express

Aurela Gaçe “risjell” Dr Florin me këngën “Baba në këtë skenë” (Video)

04/07/2015 18:36

Dhe kënga është gati, energjike, shpërthyese ashtu siç vetë Aurela di të jetë. Videoklipi shoqërohet edhe me pamje të Dr. Florit, i cili shfaqet në studio duke punuar për projektet muzikore.

Pjesë e klipit “Baba në këtë skenë” është dhe vajza e Dr. Florit si dhe vëllai i tij Alban Kondi i cili pak më parë hapi një studio muzikore muze, ku ekspozohet i gjithë rrugëtimi i Florit.

Në muret e kësaj studioje janë vendosur portrete të tij, por edhe foto familjare me familjen, ku dominojnë fotot me të bijën, Kaltrinën dhe me të birin Danjelin që e njohu vetëm 2 muaj, si edhe foto me miq dhe bashkëpunëtorë.