Rezultati nga rreth 95 për qind të vendvotimeve tregon se Prishtina po shkon drejt balotazhit.
Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje, Arben Vitia, vazhdon të prijë nga fillimi i numërimeve. Deri tash, kur është bërë përditësimi i fundit, ai ka marrë 42.30 për qind të votave. Pas tij, pason Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.33 për qind të votave.
Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës është i treti, me 21.68 për qind të votave. Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 4.50 për qind të votave të numëruara deri tash.
Kandidati i Aleancës “Kosova e Re”, Gëzim Mehmeti ka marrë 1.89 për qind të votave; 0.17 për qind i ka marrë Avni Çakmaku nga partia “Fjala” e kandidati i Partisë Balliste, Florim Isufi renditet i fundit me 0.11 për qind të votave.
[23:57] Nga përditësimi i rezultateve në Prishtinë, para pak minutash, Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje del të ketë marrë 29.962 vota, që i bie 42.35 për qind të votave.
Përparim Rama i LDK-së pritet të jetë kundërkandidati i Vitisë në balotazh. Ai ka marrë 20.716 vota deri tash, ose 29.28 për qind, shkruan Gazeta Express.
I treti është Uran Ismaili i PDK-së me 15.321 vota, apo 21.66 për qind.
Deri pak para mesnatës, janë përpunuar 166.785 nga 195.978 vota.
[23:22] Të rejat e fundit nga rezultati i Prishtinës: Vazhdon të prijë Vitia, ngritet pak Ismaili
Votat në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë të numërohen, e i pari po prin Arben Vitia i Vetëvendosjes. I dyti në kryeqytet po del Përparim Rama i LDK-së, i ndjekur nga Uran Ismaili i PDK-së me rreth 3 mijë e 500 vota dallim
Prishtina duket se do të shkojë në balotazh, e në rundin e dytë pritet të garojnë Vitia me Ramën.
Vitia momentalisht ka 42.6% të votave, ndërsa Rama 29,1%. Ismaili ka 21,6% të votave. Haradinaj i AAK-së po del i katërti me 4.5% të votave.
Zgjedhjet e Balotazhit pritet të mbahen me 17 nëntor, ku përfundimisht do të vendoset se kush do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
[22:20] Rezultati i fundit në Prishtinë
Nga përditësimi i fundit i rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë vazhdon të prijë Arben Vitia, ndërsa gara po shkon drejt balotazhit. Pas tij është Përparim Rama i LDK-së, që momentalisht ka 29.18 për qind të votave.
Uran Ismaili i PDK-së ka arritur 20.90 për qindëshin, duke u renditur i treti në garë, shkruan Gazeta Express.
Numri i fletëvotimeve të vlefshme deri tash është 32.556.
[21:21] Rezultati i fundit në Prishtinë
Nga numërimi i deritanishëm i votave në Prishtinë, po prin Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje me 42.25 për qind të votave, e pas tij është 31.18 për qind të votave. Uran Ismaili i PDK-së është 19.86 qind të votave.
Janë përpunuar votat e 36.622 votuesve, ndërsa janë numëruar 15.604 vota të vlefshme. Këto të dhëna janë përditësuar në orën 21:16, transmeton Gazeta Express.
[20:15] Ky është rezultati i deritanishëm nga numërimi në Prishtinë
Nga përditësimi numërimëve të votave i orës 20:15, në Prishtinë po prin Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje me 41.46 për qind. Pas tij është kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 32.49 për qind, shkuan Gazeta Express.
Numërimi i votave ka nisur para pak minutave dhe deri tash janë përpunuar 2.370 vota.
[19:56] Nis numërimi i votave në Prishtinë, këto janë rezultatet e para
Ka nisur numërimi në Prishtinë. Express do të ju sjell përditësimin e rezultateve në kohë reale.
Në kryeqytet kanë garuar Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Çakmaku nga “Fjala”, Daut Haradinaj nga AAK-ja, Florim Isufi nga Partia Balliste, Gëzim Mehmeti nga AKR-ja, Përparim Rama nga LDK-ja dhe Uran Ismaili nga PDK. /Express/