Reagon Gjergj Dedaj: Policia nuk më ka kërkuar që 68 vjet, targat diplomatike nuk i kthej se janë të veturës sime private - Gazeta Express
string(119) "reagon-gjergj-dedaj-policia-nuk-me-ka-kerkuar-qe-68-vjet-targat-diplomatike-nuk-i-kthej-se-jane-te-vetures-sime-private"

Reagon Gjergj Dedaj: Policia nuk më ka kërkuar që 68 vjet, targat diplomatike nuk i kthej se janë të veturës sime private

Lajme

Gazeta Express

16/01/2022 23:24

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se lajmi që ai është ne kërkim nga policia sepse nuk i ka kthyer targat diplomatike është lajm i pavërtetë.

“Këto janë lajme të picimulave. S’kam çka me fol krejt këto rreth kësaj teme janë lajme të picimualve. Nuk e di për çka e keni fjalën po janë lajme te picimulave janë shpifje”, ka thënë ai për Insajderi.

Lexo Edhe:

Po ashtu Dedaj mohon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës për këtë vepër.

Ai i tha se policia nuk e ka kërkuar që 68 vite.

“Që 68 vite nuk me ka kërkuar mua policia. Asnjëherë. Janë shpifje të picimulave mashtruesve e hajnave”.

I pyetur nëse i ka kthyer targat, Dedaj tha se nuk i ka thyer tagat duke e arsyetuar se janë të veturës së tij personale dhe se i ka paguar vet të gjitha shpenzimet.

“Unë kam regjistrim dhe tabelat diplomatike personale private d.m.th te kerrit tem privat dhe ato nuk kthehen sepse ato i kam pagu unë edhe regjistrimin te gjitha i kom pagu personalisht nuk kam marr nga buxheti i shtetit asnjë cent”, tha ai në përgjigje.

Siç raportoi Sinjali MPJD ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.