4 vdekje në 24 orët e fundit, publikohen rezultatet e rreth 3 mijë e 700 mostrave - Gazeta Express
string(39) "publikohet-raporti-i-fundit-i-ikshpk-se"

4 vdekje në 24 orët e fundit, publikohen rezultatet e rreth 3 mijë e 700 mostrave

Lajme

Gazeta Express

28/02/2021 15:01

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga raporti i fundit i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bëhet e ditur se janë shënuar 453 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Lexo Edhe:

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.