Publikohen fotografitë e Agim Bahtirit me Sami Lushtakun - Gazeta Express
string(56) "publikohen-fotografite-e-agim-bahtirit-me-sami-lushtakun"

Publikohen fotografitë e Agim Bahtirit me Sami Lushtakun

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 22:03

Bedri Hamza, kandidat i PDK’së për kryetar të Mitrovicës thotë se ai nuk do të ndikohet nga askush në qeverisje nëse do të marr besimin për të drejtuar këtë komunë. Hamza ka komentuar edhe fotografitë në të cilat shihet kundërkandidati i tij Agim Bahtiri në shoqëri të Sami Lushtakut të PDK’së.

“Pse s’e kanë provuar fuqinë kur kam qenë Guvernator në BQK. Kanë mujt me më shkarku, kanë pasur të drejtë kushtetuese e politike me më shkarku kryeministrat. Sa herë kam pasur të drejtë kam thënë jo”, thotë Hamza në Pressing.

Lexo Edhe:

Mirëpo së fundi po qarkullojnë fotografi të kundërkandidatit të Hamzës, Agim Bahtiri në shoqëri të Sami Lushtakut të PDK’së dhe Fadil Nurës. Ky i fundit kandidat i PDK’së për kryetar të Skenderajt.

Hamza ka komentuar këto fotografi.

“Kam relacione korrekte me shumë politikanë pa dallime politike dhe vazhdoj me ruajt respektin reciprok përkundër që kemi dallime. Mundem me qenë xheloz se s’mundem me i pas kaq të pasur albumet”, thotë Hamza.

“Pse rrinë ata në rregull është, por ai më sulmon mua”, theksoi Hamza.