Prokuroria zbardh detaje të reja për rastin e gruas që goditi me shuplaka burrin e sëmurë rëndë në spital - Gazeta Express
string(105) "prokuroria-zbardh-detaje-te-reja-per-rastin-e-gruas-qe-goditi-me-shuplaka-burrin-e-semure-rende-ne-spital"

Prokuroria zbardh detaje të reja për rastin e gruas që goditi me shuplaka burrin e sëmurë rëndë në spital

Lajme

Gazeta Express

21/01/2022 9:59

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji, gruas e cila ushtroi dhunë ndaj bashkëshortit të saj, i cili është pjesërisht i palëvizhshëm. Rasti ka ndodhur më 14 janar në Spitalin e Gjakovës, por është raportuar tek më 18 janar, raporton Express.

Sipas Prokurorisë, e pandehura e revoltuar se duhej të kujdeset për të, e sulmon fizikisht të dëmtuarin dhe e godet me shuplakë në regjionin e fytyrës, e në pjesë të ndryshme të trupit.

Lexo Edhe:

Në komunikatë thuhet se ajo gjendet në ndalim që nga 18 janari, kur edhe është raportuar rasti.

“Gjithashtu nga kohë e pacaktuar e deri më 18 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura shkakton dhunë në familje, keqtrajtim fizik dhe psikik, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N, duke e ofenduar ne mënyrë të vazhdueshme, kanosur dhe duke e goditur fizikisht, ku tek i dëmtuari ka shkaktuar dhembje fizike dhe shqetësim të madh emocional”, thuhet në komunikatë.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar dje Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Po, rasti është raportuar më datë 18.01.2022 por që dyshohet të ketë ndodhur më datë 14.01.2022 rreth orës 03:00.  Një videoincizim është pranuar në adresën zyrtare të PK-së ku një person i dyshuar (femër) shihet duke e goditur viktimën (burrë, pacient i shtruar në spitalin rajonal në Gjakovë). Pas identifikimit të personave në videoincizim, policia në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarën dhe e njëjta me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë por për shkak të probleme shëndetësore të natyrës emocionale, e njëjta vendoset në repartin e neuropsikiatrisë në spitalin rajonal në Gjakovë”, ka thënë Graishta./Gazeta Express

Komunikata e plotë e Prokurorisë:

Një muaj paraburgim ndaj gruas e cila e sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj

Gjakovë, 21 janar 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurës V.N.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale  “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Dhuna në familje”.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 14 janar 2021, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë, pikërisht në repartin e neurologjisë, ku e pandehura me dashje i shkakton lëndime të rënda viktimës së ndjeshme, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N.

I dëmtuari përderisa ishte duke u trajtuar në spital, e pandehura e revoltuar se duhej të kujdeset për të, e sulmon fizikisht të dëmtuarin dhe e godet me shuplakë në regjionin e fytyrës,  e në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu nga kohë e pacaktuar e deri më 18 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura shkakton dhunë në familje, keqtrajtim fizik dhe psikik, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N, duke e ofenduar ne mënyrë të vazhdueshme, kanosur dhe duke e goditur fizikisht, ku tek i dëmtuari ka shkaktuar dhembje fizike dhe shqetësim të madh emocional.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurës V.N.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.

E pandehura,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 18 janar 2022.