Policët i arrestojnë në mes të rrahjes sulmuesit që e goditën me grushte e shqelma një vajzë në Pejë - Gazeta Express
string(100) "policet-i-arrestojne-ne-mes-te-rrahjes-sulmuesit-qe-e-goditen-me-grushte-e-shqelma-nje-vajze-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 17:04

Policët i arrestojnë në mes të rrahjes sulmuesit që e goditën me grushte e shqelma një vajzë në Pejë

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 17:04

Dy persona të cilët e rrahën një vajzë në Pejë janë arrestuar gjatë momentit kur po kryenin rrahjen.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë për Gazetën Express se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.

Lexo Edhe:

Arrestimi dy personave shihet edhe në videon e dërguar nga një lexues i Gazetës Express.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.