Plagosi me pushkë kosovarin se “po i prishte qetësinë”, dënohet me burgim zvicerani - Gazeta Express
string(80) "plagosi-me-pushke-kosovarin-se-po-i-prishte-qetesine-denohet-me-burgim-zvicerani"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2021 7:37

Plagosi me pushkë kosovarin se “po i prishte qetësinë”, dënohet me burgim zvicerani

Lajme

Gazeta Express

08/12/2021 7:37

Në një mbrëmje vere të vitit 2017, një zviceran 38 vjeçar pati qëlluar nga ballkoni i tij me pushkë në drejtim të një grupi të rinjsh të zhurmshëm. Një kosovar 21 vjeçar ishte plagosur rëndë me atë rast.

Tani, Gjykata penale e Lucernit e ka dënuar personin që ka qëlluar me armë me 6 vjet e 2 muaj burg për tentim vrasjeje me dashje.

Lexo Edhe:

Përveç për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë, gjykata e ka shpallur fajtor 38 vjeçarin edhe për kanosje të shumëfishtë me jetë, siç shihet edhe nga aktgjykimi i publikuar vetëm në dispozitiv, shkruan sda.ch. Ky aktgjykim nuk është ende i plotfuqishëm.

I dehur, probleme me të dashurën

Në mbrëmjen e korrikut të vitit 2017, i akuzuari po vëzhgonte të rinjtë në oborrin e shkollës së afërme  nga ballkoni i tij dhe po bezdisej nga zhurma e tyre, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai ka nxjerrë armën e ushtrisë, një pushkë 90, e ka mbushur, e ka drejtuar atë drejt grupit prej rreth dhjetë të rinjsh dhe ka tërhequr këmbëzën.

E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit një kosovar asokohe 21-vjeçar dhe e ka plagosur rëndë.

I akuzuari dëshmoi në gjykatë se ai nuk kishte dashur të lëndonte apo vriste askënd, por thjesht donte të trembte të rinjtë. Goditja ishte një aksident. Në mbrëmjen e krimit ai ishte i dehur. Ai po ashtu në atë kohë ishte në gjendje të keqe, kishte stres në punë dhe kishte konflikt me të dashurën e tij.

20.000 franga dëmshpërblim

Avokati i tij mbrojtës kërkoi dënim me burg me kusht prej 24 muajsh me një periudhë prove prej pesë vjetësh për sulm nga pakujdesia. Por prokurori publik hodhi poshtë tezën e aksidentit dhe kërkoi dënimin me shtatë vjet burg për personin që ishte “qitës me përvojë dhe i trajnuar”.

Sipas vendimit të gjykatës, i akuzuari duhet t’i paguajë viktimës 20.000 franga si kompensim, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu duhet të mbulojë shpenzimet procedurale gjyqësore prej mbi 31,000 CHF.