Sindikata e Infermierëve të Kosovës thotë se një infermier është plagosur në departamentin e Urologjisë.
Reagimi i plotë
“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”
Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.
Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.
Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.Kryesia e Sindikatës së infermierëve