“Foto e ditës” - rikuperimi i Ricos - Gazeta Express
string(31) "foto-e-dites-rikuperimi-i-ricos"

Futboll

Gazeta Express

18/08/2023 18:59

“Foto e ditës” – rikuperimi i Ricos

Futboll

Gazeta Express

18/08/2023 18:59

Pamja e Sergio Ricos duke u larguar nga spitali pas aksidentit të tij të frikshëm para tre muaj me kuaj, është “fotografia e ditës” sipas Mbappes

Portieri 29 vjeçar i Paris Saint-Germain kishte pësuar një lëndim të rëndë në kokë gjatë një incidenti duke kalëruar me kalë më 28 maj.

Lexo Edhe:

Rico kishte hyrë në koma derisa goditja ju shkaktua nga karroca me kuaj në pelegrinazhin e përvitshëm të tij me kuaj në Spanjën Jugore.

Ai ka qenë në bankinë për PSG një ditë para së të ndodhte aksidenti, me skuadrën e Ligue 1 që i dha leje atij për të shkuar në shtëpi pas asaj ndeshje.

Rico pësoi një dëmtim traumatik të trurit kur ishte duke e përcjell një festival në Spanjë duke e lënë atë në koma prej 19 qershor.

Ai ishte liruar nga kujdesi intensiv më 5 korrik, me spitalin në Sevillë, “Virgen del Rocio: që lajmëroi më 18 gusht që spanjolli është lejuar të shkon në shtëpi.

Mirëmbrëma të gjithëve. Ndihem shumë mirë. Është e nevojshme që të ruani qetësinë dhe të jeni në paqe, për të vazhduar që të jeni në shtëpi”.

“Dëshiroj t’i them disa fjalë dhe ta falënderoj familjen time dhe gruan time për respektin që treguan. Dëshiroj të falënderoj botën e futbollit që me dërguan mesazhe mbështetëse. Të gjithë ata të cilët e ndan një minutë për të me mbështetur. I falënderoj ata. Natyrisht, spitalin Virgen del Rocia të cilët janë profesionist të rangut të lartë”.

“Ndihem shumë i emocionuar. Faleminderit mbi të gjitha për gruan time, e cila kaloi pothuajse 20 orë të ditës me mua. Ditën e parë që erdha këtu (në spital (Biris (tifozët e Sevillas) erdhën të me shohin. Jam mirënjohës për këtë”.

Mbappe, që e ka koleg në klub Ricon është shumë i kënaqur me rikuperimin e Ricos.

“Foto e ditës. Nuk do të shohim një gjë më të mirë së kjo. Jam kaq i lumtur që të shoh kështu vëllai i imë”, ka shkruar në një fotografi Mbappe.

Rico ju bashkua PSG-së, fillimisht në huazim më 2019 dhe ka bërë 24 paraqitje me klubin francez.

Ai po ashtu ka qenë i huazuar në Fulham dhe Mallorca gjatë karrierës së tij profesionale, ku më së pari kishte filluar me klubin e tij të qytetit, Sevilla.

Rico ka fituar Europa Ligën në dy raste derisa ishte me skuadrën nga La Liga dhe ka bërë 170 ndeshja me këtë klub duke qenë numër 1 i klubit.

Real Madridi po ashtu ishte njëri nga klubet që i uroi shërimin dhe më të mirat Ricos pasi që ai u lirua nga spitali.

“Kthimi i juaj në shtëpi të familja është një lajm i mirë edhe për ne gjithashtu, @sergiorico25, dhe na mbush me kënaqësi. Ne ju urojmë më të mirën në rikuperimin e juaj”, ka shkruar Los Blancos në Twitter.

“Dëshiroj që t’i dërgoj një mesazh Sergio Ricos i cili u largua nga spitali sot. Klubi dhe unë i dëshirojmë atij rikuperim të shpejt dhe i urojmë çdo të mirë atij dhe familjes së tij”, ka shkruar trajneri i PSG-së, Luis Enrique. /GazetaExpress/