Petkoviq thotë se Kurti përkrah protestat në Serbi meqë partitë opozitare do ta njohin pavarësinë e Kosovës - Gazeta Express
string(107) "petkoviq-thote-se-kurti-perkrah-protestat-ne-serbi-meqe-partite-opozitare-do-ta-njohin-pavaresine-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2021 18:14

Petkoviq thotë se Kurti përkrah protestat në Serbi meqë partitë opozitare do ta njohin pavarësinë e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

04/12/2021 18:14

Vartësi i presidentit Vuçiq, Petar Petkoviq që gjithashtu udhëheq me të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe ka thënë se protestat e sotme në Serbi kanë për qëllim ta ndalojnë progresin e Serbisë.

Sipas Petkoviqit kryeministri Kurti i mbështet protestat në Serbi, pasi partitë opozitare serbe do ta njohin pavarësinë e Kosovës shkruan kosovoonline, transmeton Gazeta Express.

“Ky është një indikator se Prishtina dhe Kurti i mbështesin bllokadat e rrugëve dhe përkrah opozitën në Serbi të cilët do të pajtoheshin nesër që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Petkoviq.

Lexo Edhe:

Qytetarët serbë në gjithë Serbinë kanë protestuar sot masivisht kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësimin dhe Ligjin për Referendum të cilat i ka prezantuar presidenti serb Aleksander Vuçiq. Organizatorët e protestave thonë se Vuçiq po i varros institucionet.

Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin duke bllokuar rrugët dhe urat.

U raportua edhe për incidente e përleshje mes protestuesve dhe përkrahësve qeveritarë.