Petkovic thotë se Policia e Kosovës ka arrestuar në Merdare koordinatorin që po e sillte materialin e referendumit - Gazeta Express
string(114) "petkovic-thote-se-policia-e-kosoves-ka-arrestuar-ne-merdare-koordinatorin-qe-po-e-sillte-materialin-e-referendumit"

Gazeta Express

15/01/2022 0:18

Petkovic thotë se Policia e Kosovës ka arrestuar në Merdare koordinatorin që po e sillte materialin e referendumit

Gazeta Express

15/01/2022 0:18

Drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se Policia e Kosovës e ka arrestuar në Merdare, Marko Jankoviqin, koordinator për zgjedhje i cili siç tregon Petkoviq, kishte qenë duke sjellë në Kosovë materialin për mbajtjen e referendumit.

Petkoviq thotë se edhe materiali për referendumin është konfiskuar.

Lexo Edhe:

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 e 30, dhe shton se Jankovic ka qenë i shoqëruar nga dy kamionë që po bartnin materialin e referendumit.

Lidhur me ngjarjen Petkovic thotë se e ka njoftuar menjëherë Mirsolav Lajçakun.

https://www.facebook.com/100050508261984/posts/448794183480853/