Përplasje mes Veliut dhe Kica-Xhelilit në Komision - Gazeta Express
string(50) "perplasje-mes-veliut-dhe-kica-xhelilit-ne-komision"

Përplasje mes Veliut dhe Kica-Xhelilit në Komision

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 11:50

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, dhe ajo nga radhët e Listës “Guxo”, Doarsa Kica Xhelili, janë përplasur verbalisht në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, që kryesohet nga kjo e fundit raporton Express.

Pasi Kica-Xhelili iu drejtua Veliut dhe deputetit Mërgim Lushtaku, që të bëhen bashkë dhe të flasin për arsyet pse po kërkohet shkarkimi i Bordit të RTK’së, e të mos tentojnë ta politizojnë këtë çështje, Veliu i është drejtuar asaj duke i thënë se ‘nuk duhet t’ua diktojë mënyrën se si flasin anëtarët e Komisionit’.

Lexo Edhe:

“Unë jam anëtar i Komisionit dhe nuk i nënshtrohem mendimit tuaj. Ju mund ta keni mendimin tuaj, por s’mund të na mbani ligjërata se si të flasim e sillemi në komision. Unë kam mendimin tim, pavarësisht a përputhet me tuajin apo jo, unë kam qëndrimin tim”, ka thënë Veliu.

“Ka pasë këtu përvec diskutimeve politike që janë lëshu edhe në personale dhe une nuk isha lëshu këtu në personale”, ka thënë Veliu./Express