Përplasja në seancën për të pagjeturit, mohohet se ka pasur konfrontim fizik - Gazeta Express
string(75) "perplasja-ne-seancen-per-te-pagjeturit-mohohet-se-ka-pasur-konfrontim-fizik"

Përplasja në seancën për të pagjeturit, mohohet se ka pasur konfrontim fizik

Gazeta Express

24/11/2020 8:04

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka mohuar të ketë pasur përleshje fizike, mes deputetëve të LDK-së dhe atyre të VV-së, në Kuvend, javën e kaluar.

Rrahmani ka thënë që shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, dhe zëvendësministri Driton Selmanaj, gjatë asaj seance, sipas tij, i ka fyer familjarët e të të pagjeturve.

Lexo Edhe:

Sipas Rrahmanit, zëvendësministri Selmanaj duhet të largohet menjëherë nga kjo pozitë.

“Kemi parë fyerje që i janë bërë familjeve të të pagjeturve; po flas për Selmanajn dhe Gashin dhe sjelljen e tij në Kuvend. Ndërsa Selmanaj, ka vazhduar me deklarata skandaloze edhe në emisione të tjera. Kemi kërkuar që ai të largohet dhe të shkarkohet menjëherë. Veprimet e tilla, janë të dënueshme nga kushdo që bëhen dhe s’kanë të bëjnë fare me asnjë subjekt politik”.

“Konfrontim fizik s’ka pasë, ka qenë një shtyerje verbale për shkak të sjelljeve të Gashit ndaj deputetes Bogujevci. Ai vazhdonte të mos e lejonte të fliste një person, që ka marrë 16 plagë në trup nga lufta”, tha ai në Klan.

Tutje Rrahmani ka folur edhe për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, për të cilin rithekson se Vetëvendosje, nuk do ta votojë.

“Ky projektligj, nuk ka të bëjë asgjë me rimëkëmbje ekonomike.’Koalicioni qeverisës’ nuk është duke bërë ndonjë punë; si duket janë duke u angazhuar në kapjen e tenderëve, pasi që po e shohin që kjo Qeveri do të largohet dhe për këtë, nuk janë të interesuar të kalojnë as ligjet më të thjeshta”.