Pas urdhërit të Ramës policia bën kurbanët e parë, procedon për “ndërtim të paligjshëm” 32 persona, dhe 5 punonjës të bashkisë - Gazeta Express
string(122) "pas-urdherit-te-rames-policia-ben-kurbanet-e-pare-procedon-per-ndertim-te-paligjshem-32-persona-dhe-5-punonjes-te-bashkise"

Pas urdhërit të Ramës policia bën kurbanët e parë, procedon për “ndërtim të paligjshëm” 32 persona, dhe 5 punonjës të bashkisë

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2021 20:29

Pasi qeveria shpall nisjen e aksionit për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit dhe i ka tërhequr vëmendjen policisë në këtë drejtim policia e Kukësit ka proceduar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” 32 persona të cilët kryesisht po ndërtonin shtëpi banimi 1 deri në 3 kate.

Lexo Edhe:

Gjithashtu nga Seksioni i Për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” 5 punonjës të bashkisë.

Konkretisht Drejtori i Urbanistikës pranë Bashkisë Has, Inspektori i IMT Bashkia Has, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tropojë.