Pas kritikave ndaj Qeverisë, të infektuarit me COVID-19 në Veri përfshihen në njoftimet e IKSHP-së - Gazeta Express
string(82) "pas-kritikave-te-infektuarit-me-covid-19-ne-veri-perfshihen-ne-njoftimet-e-ikshpse"

Gazeta Express

09/04/2020 11:00

Pas kritikave ndaj Qeverisë, të infektuarit me COVID-19 në Veri përfshihen në njoftimet e IKSHP-së

Gazeta Express

09/04/2020 11:00

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka filluar që në njoftimin për rastet e reja me COVID-19, të përfshijë edhe rastet nga komunat e banuara me shumicë serbe, raporton Express.

Deri më tani të dhënat për rastet me koronavirus nga komunat me shumicë serbe janë raportuar në Serbi.

Lexo Edhe:

Sipas IKSHP-së, në Mitrovicën e Veriut deri tani janë të konfirmuara 20 raste, në Zveçan 10 raste, tri raste në Leposaviq dhe dy raste në Zubin Potok.

Partia Demokratike e Kosovës kishte qenë e zëshme ndaj Qeverisë Kurti duke thënë se ka lejuar të futen mjekë nga Serbia në Veri duke kritikuar po ashtu edhe për mospërfshirjen e të infektuarve në raportet e institucioneve në Prishtinë.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus. Me këto shifra, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në 224.

“Sot, më 08 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 218 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej katërmbëdhjetë (14) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, njofton IKSHP-ja.

Të infektuarit janë nga Vushtrria, Malisheva, Prishtina, Mitrovica e Veriut, Suhareka, Klina, Lipjani dhe Zveçani.

“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan”, thuhet në njoftim.

Betejën me koronavirusin e kanë humbur gjashtë persona, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e shtatë.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik. /Gazeta Express