Pas disa orësh vonesë, KQZ fillon numërimin e mijëra votave me kusht - Gazeta Express
string(67) "pas-disa-oresh-vonese-kqz-fillon-numerimin-e-mijera-votave-me-kusht"

Pas disa orësh vonesë, KQZ fillon numërimin e mijëra votave me kusht

Lajme

Gazeta Express

28/02/2021 22:56

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka filluar numërimin e votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, pas gati pesë orësh vonesë.

Një gjë të këtillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, teksa ka thënë se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe 2,800 sosh të personave me nevoja të veçanta për t’u numëruar, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen këtu në QNR. Menjëherë pas tyre, do të fillojmë edhe me numërimin e fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt”, ka thënë Elezi për Express.

“Pas përfundimit të premten në mesnatë të rinumërimit të 552 vendvotimeve, numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt”, ka deklaruar tutje ai.

Sipas të dhënave, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifror, u takojnë komunave: Prishtinë 7 520; Prizren 2 953; Fushë Kosovë 1 562; Suharekë 1 538; Mitrovicë e Jugut 1 528 dhe Gjakovë 1 521.

KQZ, sot njoftoi për numërimin e votave me kusht nga ora 18:00. /Gazeta Express/